INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekuestrimi i pronave të Balilit, gjykata shtyn seancën në janar

Sekuestrimi i pronave të Balilit, gjykata shtyn seancën në janar

Publikuar më: 12:03 26-12-2017

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka shtyrë për në datë 9 Janar seancën për sekuestron e pronave të familjes Balili. Vëllai i Kelmend Balilit, Bashkim Balili ka kërkuar heqjen e sekuestros preventive mbi pronat. Ai pretendon se pronat nuk kanë lidhje me aktivitete kriminale e se janë ngritur nga ushtrimi i tregtisë dhe bizneset që familja ka prej vitesh. Pala mbrojtëse ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me dosjen, dhe mosformimi i trupit gjykues kanë bërë që gjykata të shtyjë seancën për fillim të vitit 2018. Prokuroria ka vendosur sekuestro për disa prona të familjes Balili, mes tyre dhe resorti “Santa Quaranta”, 30 apartamente, troje, dyqane dhe pasuri të tjera, të cilat dyshohet se janë vendosur nga aktiviteti kriminal i Kelmend Balilit. Ky i fundit akuzohet si koka e një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdha kanabisi, heroine e kokaine në Ballkan.

Article Logic
Execution time: 0.0043020248413086