Një mega operacion është zhvilluar në Itali ku janë sekuestruar 10 tonë hashash. Kjo sasi është është sekuestruar nga policia italiane në një ish-anije peshkimi në ujërat e ishullit të Sicilisë. Në pranga janë vënë 9 persona, anëtarë të ekuipazhit të anijes me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni i policisë italine ka monitoruar për 40 orë rresht anijen, e cila ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë jug-lindore. Anija "Quest", mbante flamurin e vendeve të Ulëta.
Operacioni është zhvilluar menjëherë pasi është marrë autorizimi nga policia e vendeve të ulëta. Në portin e Catanias autoritetet italaine do të mbajnë një konferencë shtypi ku do të zbardhin dhe detaje të tjera rreth këtij operacioni.