Ka përfunduar me suksese operacioni antidroge i policisë së Vlorës i koduar "Shigjeta".
Fal këtij operacioni u bë e mundur arrestimi i një 26 vjecari dhe sekuestrimi i 102 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Operacioni u finalizua në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur “Kalaja”, ku shtetasit Eraldo Canaj, 26 vjeç, banues në Vlorë i janë sekuestruar në automjetin tip ” Polo” me targa AA 428 KC, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 102 kg e 500 gram.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin e lartpërmendur si posedues të lëndës narkotike si edhe ka sekuestruar, sasinë e lëndës së bashku me mjetin në cilësinë e provës materiale.