Policia e Tiranës ka finalizuar me suksese operacionin “Dajti”, në kuadër të të cilit është arrestuar Genc Brahysa, 34 vjeç, procedoi në gjendje të lirë F. B 36 vjeçe, si dhe ka shpallur në kërkim E. M, me profesion teknolog , të tre banues në kryeqytet.
Nga hetimet ka rezultuar se në këtë punishte prodhohej një pije energjike e palicensuar dhe regjistruar, ndërsa ndër produktet e tjera janë zbuluar dhe lëng limoni i falsifikuar, lëng pjepri, lëng pjeshke dhe disa kg produkte kimike që shërbenin për të realizuar produktet.
Në cilësin e provave material u sekuestruar 3048 kanace me pije energjike gati për t'u tregtuar si dhe 2 makineri, një artizanale për prodhimin e pijeve dhe 1 prerëse dhe stampimi.
Në kuadër të këtij operacioni në kërkim është shpallur shtetasi E.M i cili në këtë punishte ilegale të përshtatur kishte funksionin e kimistit që përgatiste formulat e përzieres.