Një operacion antidrogë i policisë italiane ka çuar në pranga disa shqiptarë, ndërsa është shkatërruar një celulë e shpërndarjes së drogës në Romë, Itali.
Siç shkruajnë mediat italiane, operacioni është bërë në zonën e Frascatit, në zonën periferike të kryeqytetit të Italisë.
Policia ka bërë të ditur se kishte hetuar një grup shqiptarësh, 4 të rinj të moshave nga 23 në 33 vjeç, të cilët mblidheshin në një lokal në zonën e Frascatit, ku edhe takoheshin me persona të ndryshëm, disa prej të cilëve të lidhur me drogën.
Gjatë natës është bërë edhe operacioni i policisë italiane ku në pranga janë vënë 4 shqiptarët e dyshuar si trafikantët e drogës dhe janë sekuestruar 322 kilogramë kanabis sativa.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe mijëra euro.