Më shumë se 40 milionë dollarë janë gjetur në disa thasë të vjetër në qytetin kryesor të Nigerisë, njoftoi agjencia nigeriane kundër korrupsionit.
Agjentët filluan bastisjen e shtëpisë në Lagos, pasi u informuan për një grua ishte parë duke futur thasët brenda banesës shkruan BBC.
Besohet se paratë ishin fituar nga aktivitete të jashtëligjshme, por nuk ka ende asnjë të arrestuar.