Policia e Vlorës ka mundur të sekuestroj 500kg kanabis në Gjirin e Bristanit në Karaburun.
Sipas bluve lënda narkotike pritej të ngarkohej në gomonen që u gjet ditën e djeshme në Darzezë të Fierit.
Një ditë më parë policia pikasi gomonen në det por nuk mundi të arrestonte trafikantët të cilët mundën të arratiseshin.
Mendohet se gomonia do të përdorej për transportimin e lëndës narkotike jashtë vendit, ndërkohë që policia vijon hetimet në terren.