INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekuestrohen në Rinas mijëra aksesorë celularësh

Sekuestrohen në Rinas mijëra aksesorë celularësh

Publikuar më: 09:57 17-08-2017

Dogana pezullon hedhjen në treg të një sasie të konsiderueshme aksesorësh për celularë të markave te njohura per shkak se dyshohen si te falsifikuara.

Lajmi bëhet publik nga vetë Drejtoria e Doganave e cila thotë se bllokimi është bërë në aeroportin e Rinasit.

Në Degën e Doganës Rinas, në kuadër të luftës kundër falsifikimit të markave dhe mbrojtjes së konsumatorit, u pezullua hedhja për konsum e një sasie të konsiderueshme aksesorësh për celularë të markave Samsung, AKG, IPHONE, etj., të dyshuar si të falsifikuar

Sasia e sekuestruar përbëhet nga 2274 copë USB data kabëll, 1712 copë ushqyes celulari, 910 copë ekrane LCD, 280 copë kufje”

Mësohet se autoritetet doganore u kanë kërkuar përfaqësuesve të mbajtjes të së drejtës të këtyre markave, të shprehen mbi origjinalitetin e mallrave të pezulluara për hedhje për konsum.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828