INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekuestrohet 1,7 tonë kokainë në brigjet e Paqësorit

Sekuestrohet 1,7 tonë kokainë në brigjet e Paqësorit

Publikuar më: 08:20 24-08-2017

Autoritet kolumbiane sekuestruan 1,7 tonë kokainë që arrinte vlerën e më shumë se 55 milionë dollarëve.

Gjatë inspektimit të dy barkave përgjatë brigjeve të Paqësorit Marina kolumbiane arrestoi tetë persona, raporton “Reuters”.

Droga ndodhej në bordin e dy barkave të kapura ndërkohë që ishin nisur drejt Amerikës Qendrore, një prej rrugëve më të përdorura nga narkotrafikantët për të dërguar kokainën deri në SHBA.

Theksojmë se Amerika është konsumatori i parë botëror.

“Dy operacionet u kryen në të njëjtën kohë, në portin e Tumaco dhe vlera monetare e ngarkesës së sekuestruar arrinte në rreth 57 milionë dollarë”, theksoi Marina në një komunikatë.

Article Logic
Execution time: 0.0016200542449951