Policia e Sarandës ka sekuestruar sot në mbrëmje 1 ton kanabis dhe ka arrestuar 9 persona, 8 femra dhe një mashkull.
Burime nga policia bëjnë me dije se droga është sekuestruar në një tunel në Qafe-Gjashtë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni”. Mësohet se për të marrë drogën e sekuestruar janë dashur dy furgona policia të cilët janë ngarkuar plot.
Bëhet e ditur se në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.