INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekuestrohet anija me 20 ton kanabis, 11 të arrestuar [VIDEO]

Sekuestrohet anija me 20 ton kanabis, 11 të arrestuar [VIDEO]

Publikuar më: 11:27 09-08-2018

Një sasi prej 20 ton kanabis sativa janë kapur në Palermo, Itali. Sasi e madhe e drogës është kapur në anijen ‘Remus” me flamur Panamez .  Droga ishte zhytur në naftë, në ambientet ku gjenden rezervat e karburantit. E gjithë droga  ishte fshehura në 650 çanta. Vlera e parashikuar është midis 150 dhe 200 milionë euro. 400 mijë litra naftë u konfiskuan gjithashtu. Siç bëjnë të ditur mediat e vendit fqinj, operacioni është bërë nga Guardia di Financa, DEA amerikane dhe njësia e Rojës Bregdetare. Mësohet se hashashi dhe nafta ndodhen të sekuestruar në një port në Palermo. Në pranga kanë rënë 11 anëtarët e ekuipazhit, të gjithë nga Mali i Zi. Remus është  një anije holandeze që kujdeset për shpëtimin e anijeve që kanë nevojë për furnizim me karburant në det. Ajo kishte ardhur nga Spanja, Las Palmas, preku Augustan dhe më pas u drejtuan në Palermo për një ndalesë përpara se të zbulohej dhe të bllokohej nga Guarda di Finanza. Por destinacioni përfundimtar i saj ishte Tezla, në Turqi. Për të bllokuar anijen, në mbrëmjen e gushtit të parë, ndërhynin patrulla dhe helikopterë. Kontrolli i vazhdueshëm i anijes, i kryer nga helikopterë dhe anije të patrullimit në det të Gardës së Financave lejoi  verifikimin e  sjelljes së dyshimtë të ekuipazhit. Në katër vitet e fundit, policia financiare ka kapur më shumë se 139 tonë drogë, me një vlerë të përgjithshme të parashikuar prej mbi 1.4 miliardë euro. Deti Mesdhe konsiderohet si një zonat më të prekura nga trafikimi i paligjshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0015609264373779