Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka kryer sot një kontroll në disa nga institucionet e vuajtjes së dënimit në vend.
Pas një kontrolli në Burgun e Rrogozhinës, janë gjetur nga policët e SHKBB 97.1 gr lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Droga është gjetur në ambientet e regjimit të jashtëm të qelive, ndërsa vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave përgjegjës.