Sekuestrohet një hotel në qytetin e Sarandës pasi dyshohet se është ndërtuar me para të pista.
Prokuroria e krimeve të rënda në bashkëpunim me autoritetet të Belgjikës ka nisur hetimet për pronarin e hotelit, shtetasin Gentian Ndreu, i cili akuzohet për veprën penale “Shfrytëzim prostiticion”.
Gjatë viteve 1999-2003 Ndreu dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një shtetase shqiptare
Nga hetimet e para rezulton që hoteli është në emrin e të atit të të dyshuarit dhe se asnjë nga familjarët e Ndreut nuk kanë pasur mundësi ekonimike të mjaftushme për të zhvilluar sipërmarrje të tilla ekonomike.