INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekuestrohet karburanti në pronësi të Habilajve në Vlorë

Sekuestrohet karburanti në pronësi të Habilajve në Vlorë

Publikuar më: 13:25 03-10-2018

Është sekuestruar dhe një tjetër pasuri në pronësi të familjes Habilaj. Bëhet fjalë për një karburant në qytetin e Vlorës i cili është në pronësi të Artan Habilajt.

Sekuestrimi është bërë me urdhër të Prokurorisë pas dyshimit se ky biznes nuk justifikon të ardhurat.

Sipas Prokurorisë mbyllja e biznesit do të jetë deri në një afat të pacaktuar.

Më 21 shtator të këtij viti, Prokuroria sekuestroi 31 pasuri të familjes Habilaj, mes tyre janë 8 apartamente, pasi dyshohet se janë krijuar me veprimtari kriminale.

Artan Habilaj, është vëllai i Moisi Habilajt, i cili u arrestua në Itali pas dosjes hetimore të Prokurorisë së Katanias.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0023210048675537