Pas kërkesë së Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata vendosi të sekuestrojë pasuritë e ish deputetit Mark Froku, të cilat janë jo pak po 7 apartamente, 2 garazhde, 2 dyqane dhe një sipërfaqe tokë arë. Frroku aktualisht është në gjykim për disa vepra penale të “Vrasjes me paramendim”, “Fshehjes së pasurisë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”.
Frroku po gjykohet në Shqipëri si i dyshuar se, në bashkëpunim, ka vrarë një shtetas shqiptar në Belgjikë, në vitin 1999. Sipas hetimit të autoriteteve belge, të cilët përcollën aktet pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, Frroku dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë kanë vrarë një bashkëkombasin e tyre, pas konflikteve për trafikun e prostitucionit.
Nisur nga këto të dhëna, Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin pasuror ndaj të pandehurit Frroku. Në vijim të këtij hetimi, ka rezultuar se Mark Frroku, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ka deklaruar pasurinë. Nga ekspertiza kontabël ka rezultuar se i pandehuri Frroku nuk justifikonte me burime të ligjshme një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij.
Për këto arsye, Prokuroria për Krime të Rënda evidentoi asetet e paluajtshme në emër të tij dhe kërkoi sekuestrimin e tyre.
Pasuritë e sekuestruara:
Apartamente
1. Apartament me sipërfaqe 56.84 m2 në Orikum
2. Apartament me sipërfaqe 78.66 m2 në Orikum
3. Apartament me sipërfaqe 69.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
4. Apartament me sipërfaqe 49.3 m2 në Shëngjin, Lezhë
5. Apartament me sipërfaqe 55.2 m2 në Shëngjin, Lezhë
6. Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë
7. Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë
Dyqane
8. Dyqan me sipërfaqe 133 m2 në Tiranë
9. Dyqan me sipërfaqe 175 m2 në Tiranë
Garazhe (bodrume)
10. Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
11. Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
Tokë arë
12. Tokë arë me sipërfaqe 6000 m2, në “Grykë Lumi”