INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekuestrohet ‘Santa Quaranta', 36 apartamente e 28 mijë m2 truall të Klement Balilit

Sekuestrohet ‘Santa Quaranta', 36 apartamente e 28 mijë m2 truall të Klement Balilit

Publikuar më: 18:21 24-11-2017

Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth operacionit ‘Forca e ligji’t në kuadër të të cilit janë sekuestruar pronat e të shumëkërkuarit Klement Balili.

Policia bën me dije se vec hotelit luksoz ‘Santa Quaranta, Balilit i janë sekuestruar edhe 36 apartamente dhe rreth 28 mijë m2 truall.

‘Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të pasurive në emër të Kelmend dhe Bashkim Balilit, që janë:
– ish-kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë, aktualisht Hotel ‘Santa Quaranta’;
– 28,690 m2 truall;
– 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe,” thuhet në njoftimin për mediat.

Këto pasuri të sekuestruara do të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Grupi ‘Balili’ është një nga grupet kryesore të skeduara nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, që ka për objekt edhe goditjen e pasurive apo aseteve me burim kriminal.

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115