INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sela i kërkon Zaevit ministrinë e Shëndetësisë

Sela i kërkon Zaevit ministrinë e Shëndetësisë

Publikuar më: 16:48 21-12-2017

Aleanca për Shqiptarët ka vendosur që të mos largohet nga Qeveria e Maqedonisë. Lideri i ASH, Ziadin Sela pas takimit me liderin e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev i cili njëherit është edhe kryeministri i Maqedonisë, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë i ngelet Aleancës për Shqiptarët. “Natyrisht ishim sot për të diskutuar për temën e Qeverisë. Ne qëndrojmë në opinionin tonë dhe nuk shohim ndonjë arsye për të ndryshuar se pse duhet të ndryshohen pozitat. Aleancës për Shqiptarët i takon Ministria e Shëndetësisë. Nëse ndokush i pengon sukseset e tona, le të del le ta thotë haptazi. Ne i thamë Zaevit se Ministria është e jona”, tha Sela. Por kryetari i ASH nuk ka lënë pa akuzuar partinë shqiptare Bashkimin Demokratik, partneren kryesore në qeverinë e Zaev si shkaktare të krizës. Sela deklaroi se këto kriza qeveritare janë nxitur nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. “Sërish, topi përfundimtar i ngelet “kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, pasi që ai duhet të tregojë përfundimisht se kush do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Sela.

Article Logic
Execution time: 0.0038578510284424