INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selami: Basha lider i dështuar, PD nën lidershipin e tij e izoluar nga ndërkombëtarët

Selami: Basha lider i dështuar, PD nën lidershipin e tij e izoluar nga ndërkombëtarët

Publikuar më: 12:09 14-07-2017

Kandidati për Kryetar të PD, Eduard Selami, në turin e takimeve me demokratët në Kukës, Has dhe Tropojë, bëri thirrje për hapjen e një dialogu me gjithë shtresat dhe qytetarët, për ta kthyer Partinë Demokratike në një parti popullore jo thjesht të qendrës së djathtë por dhe më gjerë. Selami tha se Partia Demokratike ka emergjencë rikthimin e besimit tek ndërkombëtarët, duke theksuar se me përjashtim të vitit 1997, lidershipi aktual është më i izoluar se kurrë.
Eduard Selami:
“Hajde të hapim një dialog vlerash me gjithë shtresat dhe qytetarët, ta kthejmë PD në një parti popullore jo thjesht të qendrës së djathtë por dhe me gjerë. Të rikthejmë besimin me partnerët tanë ndërkombëtarë që sot nuk e kemi. Me përjashtim të vitit 97, lidershipi i PD sot është më i izoluar se kurrë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Na dolën kundër në mënyrën më flagrante për shkak të gabimeve tona”.
Në takim me demokratët e veriut, Selami tha se Basha përfaqëson një model të dështuar.
Eduard Selami:
“Kur u ktheva nga Amerika ne vitin 2013, kam qenë shume afër vendosjes së kandidaturës për kryetar partie. Por u takova me zotin Basha, dhe i thashë kush ishte ambicia ime, pikërisht ta ktheja PD, në parti bashkëkohore, të ktheja demokracinë. Pa mbaruar unë , zoti Basha, vazhdonte fjalinë time. Dhe me të vërtetë e kam falënderuar. Thashë sa mirë një i ri i edukuar jashtë, vjen për të kontribuar. Thashë hajde ta bëjmë së bashku dhe tërhoqa kandidaturën, sepse mendoja që kandidatura e Bashës është më e mirë në atë kohë, por gjerat rrodhën ndryshe”.
Eduard Selami, beson se nga kjo garë Partia Demokratike do të dalë më e fortë dhe do të ngrihet në nivel më të lartë për ta kthyer Shqipërinë në histori suksesi.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107