INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selami: Basha mendon për karrigen, jo për rimkëmbjen e PD

Selami: Basha mendon për karrigen, jo për rimkëmbjen e PD

Publikuar më: 13:40 16-07-2017

Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike Eduart Selami deklaroi para demokratëve se lideri aktual Lulzim Basha nuk mendon për reformimin e kësaj force politike, por sesi të mbaj karrigen e tij. Selami vijoi turin electoral me demokratët e Elbasanit, Librazhdit, Belshit, Përrenjasit dhe Gramshit, ndërsa tha se Basha iu shmang përballjes .
"Hajde ta bëjmë sa më të mirë garën, që listat tona duhet të jenë transparente. Listat e votuesve të PD duhet të bëhen publike. Nuk janë bërë. Ne duhet t'i lëmë qytetarët, votuesit tanë dhe ata që s'janë anëtarë partie ta shikojnë se çfarë po ndodh këtu. Nuk jemi ne parti ilegale. Demokratët janë krenarë që janë pjesë e PD" - u shpreh Selami. Ai I bëri apel Lulzim Bashës, që të pranonte debatin e hapur për mediat dhe qytetarët ashtu siç kishte premtuar në fillim të garës.
"Unë e pata fjalën e zotit Basha që këto do të ishin takime të hapura, dhe të ishim të dy përballë jush dhe të shpalosnim platformën tonë dhe ti bënim pyetje njëri-tjetrit edhe me mediat këtu, dhe gjithkush të marrë atë që i takon, ballë për ballë. Z. Basha iu largua debatit. Unë mendoj që kjo nuk është e drejtë dhe i bëj thirrje se akoma ka kohë. Hajde, prej këtej e tutje t'i bëjmë debatet të hapura përpara kamerave, ta shikojmë se ku kemi gabuar. T'ia them në sy se ku e humbi besimin tim", tha Selami.
Selami u tha demokratëve se problemi i zotit Basha, është se mendon më shumë të ruajë karrigen e tij si kryetar sesa për rimëkëmbjen e demokratëve.
"Në mënyrë fare të natyrshme ngrihet një pyetje: Kush është qëllimi dhe interesi kryesor i z.Basha? Rimëkëmbja e Partisë Demokratike apo mbajtja dhe ruajtja e postit të kryetarit? Kam frikë se është një pyetje që në mënyrë të sinqertë z.Basha nuk i pergjigjet dot" - theksoi ai ndërsa siguroi demokratët se merr pjesë në këtë garë për t'i ngjallur shpresën dhe për t'u rikthyer më të fuqishëm se asnjëherë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0026900768280029