INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selami flet për takimin me Berishën: Ju tregoj çfarë fola me të dhe cilin kandidat mbështet për kreun e PD

Selami flet për takimin me Berishën: Ju tregoj çfarë fola me të dhe cilin kandidat mbështet për kreun e PD

Publikuar më: 20:37 05-07-2017

Kandidati në garë për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami ka treguar disa nga çështjet e biseduara me ish-kryetarin e kësaj force politike Sali Berisha, në takimet e zhvilluara gjatë ditëve të fundit. Në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në “News24”, Selami tha se gjatë këtyre takimeve ka shprehur qëndrimin e tij për zhvillimet me PD, si dhe i ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e PD-së.

“Janë takime pune. Unë e takoj vazhdimisht, kam respekt. Po, do të konsultohem me Berishën, por vendimet do të jenë pas diskutimeve të gjera. Unë i shpreha vizionin tim, i tregova platformën time, i thashë unë kandidoj, ne jemi miq, i jam mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin në nivel personal, dhe do të vazhdoj takimet me Berishën përtej kësaj”, tha Selami.

I pyetur lidhur se cilin nga dy kandidaturat mbështet Sali Berisha për kreun e PD-së, Lulzim Bashën apo Eduard Selamin, ky i fundit tha se ish-kryeministri e ka garantuar se do të mbajë qëndrim neutral.

“Ai më tha se do të jetë neutral. Pavarësisht preferencës së tij, unë nuk kam për ta përdorur këtë si justifikim, pavarësisht sesi shkon gara.

Unë mendoj se avantazhin e kam unë, pasi dua t’i jap demokratëve një vizion europian dhe një model bashkëkohor”, u shpreh Selami.

Sfidanti i Bashës në krye të PD-së, Eduart Selami u është përgjigjur sulmeve të Topallit dhe Patozit se ai ka hyrë në një garë false.

“Përgjigja ime për ta është e njëjtë. Ndajmë të njëjtat shqetësime, por jo të njëjtën rrugë. Sigurisht që gara do të ishte më e mirë me Topallin dhe Patozin kandidatë. Por ata vendosën që të mos kandidonin”, tha Selami.

Ai nuk preferoi të ndalej gjatë me incidentin që i ndodhi në PD me shoferin e deputetes së PD. “Këto janë gjëra emocionale që ndodhin, por unë nuk u kushtoj rëndësi”, tha Selami.

Article Logic
Execution time: 0.0041038990020752