INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selami lëshon akuza: Kryetarët e seksioneve kanë bërë presion, kërkuan vota për Bashën!

Selami lëshon akuza: Kryetarët e seksioneve kanë bërë presion, kërkuan vota për Bashën!

Publikuar më: 17:17 22-07-2017

Ndërkohë që votimi ende vazhdon, kandidati për kryetar i PD Eduard Selami ka dhënë një deklaratë nga selia blu.

Ai ka akuzuar se po zhvillohen parregullsi në garën e brendshme të PD. “Disa prej kryetarëve kanë bërë presione, duke u kërkuar anëtarëve të votojnë për Lulzim Bashën”, ishin fjalët e Selamit ndërkohë që vuri në dukje se foto e Bashës ishte e varur në shumë qendra votimi. Por Selami ka dashur gjithashtu të bëjë edhe një gjysëm hapi prapa duke ruajtur ekulibrin, pasi tha se nuk do të paragjykojë procesin sepse sipas tij është shpejt për të nxjerrë një rezultat përfundimtar.

Article Logic
Execution time: 0.0030410289764404