Pasi shpalli kandidaturën për kryetar të partisë Demokratike Eduard Selami ka mbërritur në selinë blu. Por në të njëjtën kohë në selinë e Partisë Demokratike ka mbërritur dhe kryetari i ngrirë Lulzim basha. Në media u aludua për një takim mes dy kandidatëve, por në fakt vetë Selami ka sqaruar gjithë të vërtetën. Eduard Selami deklaroi se mbërritja në seli kishte një tjetër qëllim, takim me grupin organizativ për zgjedhjet në parti dhe se nuk ka patur një takim me Bashën. Ndërsa për mediat Selami deklaroi se gara për zgjedhjen e lidershipit të selisë blu do të forcojë edhe më shumë Partinë Demokratike.
Eduard Selami:
“Nga kjo garë PD del edhe më e fortë”.
Ndërkohë mësohet se gjatë pasdites Selami do të japë një deklaratë për mediat nga selia blu.