INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seldi dhëndër në shtëpinë e Sabianit? Kjo deklaratë e fundit e këngëtarit i vuri vulën të gjitha thashethemeve [FOTO]

Seldi dhëndër në shtëpinë e Sabianit? Kjo deklaratë e fundit e këngëtarit i vuri vulën të gjitha thashethemeve [FOTO]

Publikuar më: 15:31 10-02-2019

Seldi Qalliu dhe Kejsi Medini janë padyshim një prej dysheve më të përfolura të ditëve të fundit.

Mjaftoi ndarja e Seldit dhe kënga "S'ka dashni", në bashkëpunim me bukuroshen Kejsi Medini, dhe menjëherë filluan aludimet se mes tyre kishte një lidhje romantike.

E megjithatë ç'mendim ka Sabiani, babai i Kejsit për ata të dy? 

Përgjatë një interviste për “Panorama Plus”, këngëtari ka deklaruar se mes tyre nuk ka asgjë.

“Sa për komentet se Keisi dhe Seldi janë çift është aludim ordiner mediatik, nga ato të tipit që ta bëjnë dajën hallë dhe hallën dajë.S’ka asgjë midis tyre.Seldi ka qenë mik i hershëm i familjes sime, kështu që është dhe si vëllai i madh për Keisin. Por të them të drejtën, edhe po ta kisha dhëndër Seldin s’do isha në dilemë, do e kisha pranuar pa kompleks”, ka thënë ai duke qeshur.

rgfergtg.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0038728713989258