Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Mimoza Shkodra u rikthye me një projekt të ri muzikor.‘Mu ma le fajin’ mban emrin kënga e cila është e para që prej zhvillimeve në jetën personale të këngëtares me ndarjen nga Seldi.
E nuk ka vonuar shumë që edhe ky i fundit të konfirmojë projektin e ri.Ai do të vijë në bashkëpunim me bjonden simpatike Keisi, vajzën e sabienit e cila kohë më parë u mendua se do jetë pasuesja e Encës në OTR. Edhe kënga e Seldit do e ketë të njejtën tematikë, të ndarjes dhe mban titullin ‘S’ka dashni’.