Pak ditë më parë Mimoza Shkodra na tregoi se e ka lënë pas ndarjen me Seldin dhe se tani është përqendruar totalisht në muzikë.
Këngëtarja u përfol gjithashtu se pas dy bashkëpunimeve radhazi me Seldin, ishte koha të ndryshonte “partner” në muzikë dhe thuhej se zgjodhi reperin e famshëm Gold AG për projektin e ri.
Mirëpo, vetë Mimoza më pas e mohoi një gjë të tillë duke u shprehur se në projektine ri muzikor do të vinte e vetme. Ama Seldi u pa duke punuar në një studio me bukuroshen Keisi Meidini, vajzën e Sabianit, por Mimizo sapo solli këngën e saj më të re nën titullin “Mu ma le fajin”.
Kënga është e stilit të Mimozës, ndërsa në tekst vihet re qartë se flet për ndarjen me të fejuarin Seldin, të cilit i thotë se i ka gjetur shumë gabime, por ai ia la fajin Mimozës. Ajo në këtë tekst tregon se me gjithë dallimet e gabimet, ajo megjithatë e ka dashur Seldin.
Kjo është kënga e parë e Mimozës e publikuar pas ndarjes së bujshme dhe është një baladë e bukur dashurie.