Ndarja e Mimoza Shkodrës dhe Seldi Qalliut ishte një lajm, i cili shkaktoi shumë bujë kohë më parë dhe i la fansat të surprizuar.
Të dy palët nuk dhanë shumë komente mbi ndarjen dhe preferuan që të vazhdonin me jetët dhe karrierat e tyre individuale.
Pak kohë pas ndarjes Seldi u përfshi në disa aludime se ai ndodhej në një lidhje me Keisi Meidinin. Të dy personazhet e mohuan në mënyrë kategorike dhe pse provokonin shpesh në rrjete sociale me foto së bashku.
Mimoza duket se e ka mbledhur mendjen dhe ka vendosur t’i lërë pas të gjitha këto. Ajo ka nisur sezonin veror dhe nga fotot e para të shpërndara e shohim në super formë dhe me një trup të palestruar.
Këngëtarja duket gjithashtu e lumtur tek merret me sërf.