Selena Gomez duket se është ende e aftë të prekë telat e Justin Bieber sa herë ajo hap gojën, apo shkruan një koment.
Pas zënkës së ish çiftit në rrjetet sociale, kanë ndodhur ndryshime të mëdha në jetën e Justin. Tashmë ai nuk ka më Instagram. Këngëtari 22 vjeçar kishte kërcënuar se do ta bënte llogarinë e tij private, por më pas ndryshoi mendjen, duke ndërmarrë një hap më shumë. Diçka e tillë ndodhi menjëherë pas luftës në komente me bukuroshen 23 vjeçare. Pasi e bëri profilin privat, mori shumë komente negative nga fansat dhe në fund vendosi ta fshijë fare Instan e tij. Dhe kështu, me një klik të thjeshtë u zhdukën 78 milionë ndjekës. Duartrokitje për Justin.