Ajo shprehja e vjetër që vajzat duan djalin që i ngjan babait të tyre nuk është gjithmonë e vërtetë, por ky duket se është fiks rasti i Selena Gomez.
Javën e kaluar u shfaq një foto në Instagram ku krahasonte bukuroshen 24 vjeçare dhe të dashurin e saj të ri The Weeknd me prindërit e saj në vitet 90’. Madje kjo foto u bë menjëherë virale për shkak të ngjashmërisë së çiftit të sotëm me prindërit e Selena, të cilët në foto po e mbanin vogëlushen e tyre në dorë. Komentues ta panumrt mbetën të tronditur nga ngjashmëria befasuese mes këngëtares së muzikës pop dhe artistit 26 vjeçar me Ricardo Gomez dhe Amanda Cronett. Ok, e kuptojmë ngjashmërinë mes Selena-s dhe mamasë së saj, po ajo e Weeknd me babain Gomez si shpjegohet? Ndoshta janë thjesht shakatë e fatit...