Ata kanë shpenzuar shumë kohë bashkë që kur kanë dalë hapur publikisht për marrëdhënien e tyre.
Dhe natyrisht që nuk kishin ndërmend të ndalonin këtu. Pas fotove romantike në Firence, ku Selena Gomez dhe The Weeknd nuk i ndanin dot duart (apo buzët) nga njëri-tjetri, ata kanë vazhduar pushimet e tyre në Itali dhe këtë radhë destinacioni ishte Venecia. Këtë herë ata nuk u kapën në flagrancë duke u treguar të zjarrtë, por sërish momentet ishin shumë romantike. Si mund të shijohet ndryshe Venecia për një çift përveçse në një shëtitje intime në gondola. Dyshja e njohur e artistëve shoqërohen vetëm prej pak muajsh së bashku dhe duket se nuk kanë ndërmend të ndalojnë së shpejti.