INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez bëhet shumë serioze mbi ndjenjat e saj për Weeknd! Ja çfarë thotë

Selena Gomez bëhet shumë serioze mbi ndjenjat e saj për Weeknd! Ja çfarë thotë

Publikuar më: 13:55 06-06-2017

Selena dhe Weeknd janë çifti i momentit!

Selena Gomez u ndal në një intervistë radiofonike mëngjesin e djeshëm për të folur për muzikën e saj, marrëdhënien dhe karrierën e saj. Gjatë bisedës, bukuroshja 24 vjeçare foli hapur për procesin  e krijimit të një albumi të r dhe sa e rëndësishme ishte për të të merrte pak frymë lirisht ndërkohë që ishte në rehabilitim. Por pjesë e rëndësishme e saj ishte natyrisht edhe lidhja me The Weeknd, që nuk mund të mungonte në asnjë mënyrë për nga interesi që ngjall në radhën e saj të panumërt të fansave. Ylli i muzikës pop foli shumë shkurt dhe shumë qartë duke thënë: “Unë jam shumë e qartë dhe e dukshme kur flas për ndjenjat e mia për dikë”. Në këtë mënyrë ajo konfirmoi edhe një herë se gjithë dashuria që ka shprehur për këngëtarin kanadez nuk ishte thjesht efekt i momentit, por vazhdon të qëndrojë edhe kur nuk e ka pranë fizikisht.

Article Logic
Execution time: 0.0038919448852539