Selena Gomez është shumë e përlqyer nga publiku dhe këtë e ka vërtetuar duke patur me mijëra fansa në të gjithë botën.
Profilin e saj në Instagram e ndjekin 132 milionë fansa, një numër goxha i madh, por e dini se çfarë ka bërë Selena së fundmi?
Ajo ka vendosur ta riformatojë profilin e saj në Instagram.
Dhe këtë fakt e kanë vënë re pikërisht fansat e saj se këngëtarja 25-vjeçare ka hequr më shumë se 300 njerëz nga llogaria e saj dhe e ndryshoi fotografinë e profilit duke vënë nënën e saj Mandy Teefey.
Selena gjithashtu hoqi Gigi Hadid dhe Demi Lovato dhe shumë të tjerë nga personat që ajo ndiqte në Instagram.