Selena Gomez sapo ka zbuluar titullin e këngës së saj më të re dhe të gjithë fansat janë të bindur se i kushtohet Justin Bieber. Këngëtarja ka publikuar një foto të saj bardhë e zi shoqëruar me titullin “Lose you to love me”. Bashkangjitur fotos Selena shkruajti: “Më duhej të humbja ty për të dashur veten. 23 tetor”.
Menjëherë pas këtij postimi nisën komentet nga ndjekësit e saj në rrjete sociale, të cilët janë shumë të sigurtë se kënga flet për Justin. “Mezi po pres të dëgjoj këngën e Selena Gomez. Duke u bazuar në titullin ‘Lose you to love me’, jam shumë i bindur se kjo këngë është për Justin Bieber”, ka komentuar dikush në ‘Twitter’. Madje këto kohë Selena nuk është shfaqur shumë e lumtur në rrjete sociale, sepse në një foto të publikuar para pak ditësh ajo dukej e trishtuar dhe dallohej se kishte qarë. Megjithatë asgjë nuk dihet me siguri nëse këngëtarja është mërzitur për ish-partnerin dhe martesën e tij, sepse çdo gjë do zbulohet në ditën e publikimit të këngës së saj.