Selena Gomez mund të ketë tërhequr vëmendjen e gjithë Parisit, por jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç priten.
Bukuroshja 23 vjeçare kaloi një situatë të frikshme në kryeqytetin e Francës. Ajo dhe skuadra e saj ngecën në një ashensor të vogël. Selena madje e dokumentoi dhe gjithë skenën nga celulari i saj për ta postuar më pas në Twitter. “Ai moment kur ngecëm në ashensor…” shkroi ajo, teksa shohim një mashkull duke u përpjekur të hapë derën. Sa mirë që ish i dashuri i saj, Justin Bieber nuk ishte në atë ashensor, pasi siç e dimë i ka frikë hapësirat e ngushta dhe mund të kishte pasoja.