Selena Gomez është rikthyer në vëmendjen e publikut prej gati 3 muajsh, por kujtimet e saj nga koha e qendrës së rehabilitimit mendor janë ende shumë të pranishme.
Diçka e tillë bie edhe më shumë në sy ndërkohë që afrohet seriali i Netflix “13 Reasons Why”, në të cilin artistja 24 vjeçare është producente ekzekutive. Seriali është bazuar në një libër nga Jay Asher, e cila flet për një adoleshente me emrin hannah që kryen vetëvrasje për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Me pak fjalë, një serial i prerë për t’u drejtuar nga Selena Gomez. Në një panel të organizuar nga Netflix në New York, bukuroshja e muzikës pop foli për lidhjen që ndjente me personazhin Hannah, depresionin e saj dhe kohën e rehabilitimit, periudhë në të cilën po filmohej edhe vetë seriali. Selena deklaron se po kalonte një periudhë shumë të vështirë kur produksioni filloi punën. U largua për 90 ditë dhe u takua me shumë njerëz të cilët flisnin gjithashtu për problemet e tyre, të njëjtat probleme që hasen tek seriali. Gomez shton gjithashtu se i është dashur të përballet me të gjithmonë, edhe kur po rritej në gjimnazin më të madh në botë, që është natyrisht Disney Channel. Të gjithë i thonin si duhej ta jetonte jetën, gjë që e bëri konfuze pasi nuk ia kishte idene se çfarë donte të bëhej, apo se çfarë ende do të bëhet në të ardhmen. Me pak fjalë, është një plagë ende e hapur me të cilën Selena po përballet akoma.