Në rast se deri dje edhe mund të konsiderohej si një flirt ose marrëdhënie e shkurtër mes personazhesh të famshëm, tani jo më.
Selena Gomez dhe The Weeknd janë të dashuruar, ose ndoshta janë thjesht shumë të aftë për ta bërë të duket kështu në publik. Çifti i ri i preferuar i Hollywood doli në një takim me një grup miqsh mbrëmjen e të mërkurës. Aty ishin dhe French Montana apo Jaden Smith, por përpara Selenas dhe këngëtarit të talentuar kanadez, askush nuk donte t’ia dinte për ta. Edhe pse fatkeqësisht nuk ka “aksion me gjuhë” mes dy artistëve si në fotot e para që u shfaqën së bashku, këtë herë ata duken shumë intimë. Të mbash duart mund të mos duket shumë po të llogarisësh fotot nudo që shohim çdo ditë, por tregon se ka më shumë se thjesht seks mes dyshes së njohur. Për të mos folur pastaj për dedikimin romantik...