Ata të dy janë një ndër çiftet më të përfolur në showbizz dhe që ndezin kureshtjen më të madhe nga fansat.
Selena Gomez dhe The Weeknd edhe pse mundohen ta mbajnë sa më të private lidhjen e tyre, të qënit person publik, i kufizon ata në këtë pikë. Kështu, është mësuar edhe hapi i tyre i radhës. Mbrëmjen e kaluar The Weeknd ka performuar në koncertin që kishte në Amsterdam dhe Selena ka menduar t’i bëjë atij një surprizë. 25 vjeçarja është paraqitur në publik papritur duke e surprizuar të dashurin. Këtë herë ajo e ka shijuar koncertin si një fanse e tij dhe kjo gjë e ka argëtuar jashtë mase.