INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez do të nisë rehabilitimin për problemet me drogën?

Selena Gomez do të nisë rehabilitimin për problemet me drogën?

Publikuar më: 20:04 02-09-2016

Selena Gomez ka marrë pak kohë pushim, duke anulluar koncertet për probleme shëndetësore. Ajo e ka deklaruar më parë se vuan nga sëmundja “Lupus”, sëmundje inflamatore ku qelizat e sistemit imunitar sulmojnë organte. Kujtojmë që në vitim 2014 Selena i është nënshtruar një trajtimi serioz.

Por a është kjo arsyeja e vërtetë për të cilën Selena ka anulluar koncertet dhe realisht po vuan? Një burim i afërt me këngëtaren bën me dije se ajo po ia adreson problemet e fundit sëmundjes, por në fakt ajo po mundohet të fshehë abuzimin ndaj substancave narkotike, dhe do t’i nënshtrohet rehabilitimit. Gjendja e saj emocionale është tepër e rënduar dhe ndihet shumë e vetmuar. Abuzimet me drogërat ishte shkaku i vdekjes së shoqes së saj të ngushtë Christina Grimme, dhe ajo e ka përballuar keq këtë.Burimi shton për Radaronline.com se Selena ka përdor një koktejl substancash si “Lunesta, Ambien, Klonopin dhe Xanax” përpara se ajo t’i nënshtrohej rehabilitimit.

Nëse kjo është e vërtetë, të gjithë jemi të shqetësuar për rikthimin e sjelljeve të saj të mëparshme. 

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945