Zënka mes Justin Bieber dhe Selena Gomez filloi si një debat Instagrami, por gjërat dolën jashtë kontrollit.
Askush nga të dy nuk i mori lehtësisht ose me sportivitet fjalët e tjetrit dhe praktikisht filluan duke i nxjerrë të palarat njëri-tjetrit. Nga diskutimi mbi fansat ata kaluan në plagët e vjetra që rezultuan më të thella nga sa dukej. Selena e akuzoi artistin kanadez se e kishte tradhëtuar jo një, por shumë herë, dhe ky ishte vetëm fillimi. Sipas portalit E! bombën e lëshoi Bieber në komentin pasardhës, i cili jo vetëm e kundër-akuzoi 23 vjeçaren për tradhëti, por përmendi dhe një emër specifik. As më shumë e as më pak se Zayn Malik. Nuk dihet periudha, por zëra të tillë nuk ishin përhapur më parë dhe gjithçka tingëllon e pabesueshme. Por kur del nga vetë goja e Bieber nuk mund të injorohet. Wow, thjesht wow!