Pasi bëri një pauzë të gjatë, Selena Gomez është duke bërë rikthimin epik! Këngëtarja 24 vjeçare, ka plane për tu kthyer përsëri në qendër të vëmendjes, dhe e gjitha kjo ka të bëjë me një kontratë të re me firmën “Coach”. Selena do të bëhet imazhi i ri i kësaj firme luksoze, për një çmim të majmë prej 10 milion dollarësh. Jo vetëm imazhi, por më shumë se kaq. Selena do të dizenjojë linjën e saj të aksesorëve luksozë. Fundja, nuk dyshojmë në shijet e saj, dhe nuk ka gjë që ajo nuk mund ta bëjë! Jemi në pritje të detajeve, kështu që fansat e firmës së njohur dhe yllit të muzikës thjesht duhet të presin për rezultatin e këtij bashkëpunimi.