Selena Gomez është një ndër këngëtaret dhe aktoret më të preferuara dhe të dashura për publikun në mbarë botën.
Dy ditë më parë, këngëtarja ka festuar ditëlindjen dhe pas urimeve të shumta që ka marrë sidomos nga fansat e saj ajo ka zgjedhur të falenderojë të gjithë ata që e duan me fjalët më prekëse.
“Jam 27 tani. Dua të falenderoj çdonjërin prej jush për fjalët e ëmbla në ditëlindjen time. Jo vetëm për ato të shkurtrat. Mendimet që fshihen pas çdo fjale që ju më shkruani më bëjnë të qaj me lot mirënjohjeje, njësoj siç bëra natën që shkoi. Lutem për ju. Ju dua”- ka shkruar Selena në foton ku shfaqet e veshur me një fustan të thjeshtë e të bardhë.
Raporti i saj me fansat ka qenë gjithmonë shumë i ndjerë dhe emocional.