INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez i ka ardhur në majë të hundës! Po me kë?

Selena Gomez i ka ardhur në majë të hundës! Po me kë?

Publikuar më: 10:52 04-02-2016

"Më e nxehtë se kurrë"! Ky është titulli që revista amerikane "W" ka zgjedhur për kopertinën e saj të muajit mars ku shfaqet Selena Gomez.

E ndërsa ka pozuar në mënyrë ëngjëllore me bikini dhe në plazh, Selena ka treguar në faqet e brendshme të revistës se lidhja e saj me Justin Bieber është mbyllur njëherë e përgjithmonë. Ndonëse vazhdon të shqetësohet për mirëqënien e tij, Gomez ka thënë se kurrë nuk do t'i kthehej një lidhje që i thyu zemrën dhe e bëri të vuante aq shumë. Nga ana tjetër këngëtarja 23-vjeçare ka folur pak edhe për marrëdhënien e ndërlikuar me kolegen Miley Cyrus, për të cilën ka rrëfyer se është një fanse e muzikës së saj, në veçanti e këngës "Wrecking Ball", por jo e veprimeve të çmendura të këngëtares që ajo vetë nuk do t'i bënte asnjëherë. Edhe pse e lodhur nga e shkuara me Bieber që e ndjek nga pas, Selena Gomez mbetet padyshim artistja e vitit 2015-të për nga sukseset!

Article Logic
Execution time: 0.0037598609924316