Kishte që më 15 gusht të kësaj vere që nuk bente një postim në Instagram, por ja ku u rikthye.
Selena Gomez ka zgjedhur Ditën e Falenderimeve si më të përshtatshem për t'u ribashkuar me fansat në rrjetin social. Ajo ka ndare me 1.3 milionë ndjekësit e saj pikërisht një foto me këta të fundit, të shkrepur gjatë nje prej koncerteve të tour-it "Revival", duke i falenderuar për këtë vit sa të mundimshëm për të aq edhe fantastik. "Më në fund ia dola të fitoj betejën me veten për të qenë gjithçka që dua të jem" kanë qenë ndër të tjerash fjalët e artistes e cila e ka mbyllur postimin e saj duke dhënë mesazhin se mirësia fiton gjithmonë!