INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez i nxjerr “sekretin” ish të dashurit Nick Jonas me një video surprizë. Po Justin Bieber çfarë do mendojë? [VIDEO]

Selena Gomez i nxjerr “sekretin” ish të dashurit Nick Jonas me një video surprizë. Po Justin Bieber çfarë do mendojë? [VIDEO]

Publikuar më: 12:35 18-01-2018

Ju kujtohet kur Selena Gomez dhe Nick Jonas ishin në një lidhje? Ndoshta jo sepse ka ndodhur vite më parë, por të paktën ata nuk e kanë harruar ende romancën e tyre edhe pse të shkurtër.
Madje, 10 vite më vonë, dyshja e njohur kanë filluar të nxjerrin “të palarat” njëri-tjetrit.

I ftuar në emisionin e mëngjesit në “BBC Radio1”, Jonas u bë pjesë e një loje shumë interesante që e vinte atë përballë një monitori që tregon rrahjet e zemrës, për të parë se sa do vihej në siklet kur t’i bëhen pyetje rreth jetës së tij personale.

Prezantuesi Nick GrimshaW udhëhoqi pjesën më të madhe të pyetjeve, por surpriza më e madhe ishte kur në monitor u shfaq Selena Gomez, e cila i dha një videomesazh.
Këngëtarja e njohur, i solli në kujtesë një histori të turpshme rreth një takimi të tyre në “Central Park” kur ata ishin adoleshentë.

Supozohej të ishte një takim romantik, por ata nuk ishin vetëm sepse ishin në shoqërinë e një çifti tjetër, pikërisht Joe Jonas dhe Taylor SWift. Edhe pse ishte hera e parë, Selena nuk paska qenë shumë komode, pasi Nick nuk e ka bërë të ndihet e tillë. Ndoshta nga fakti që nuk ishin vetëm, siç e shpjegon ai në video (i detyruar nga mesazhi i Selenës), këngëtari i njohur i paska qëndruar shumë larg asaj dhe është pikërisht kjo që “e shkatërroi” atë takim.

Epo Selena mesa duket ia doli ta vejë në siklet Nick-un, por shpresojmë të mos jetë mërzitur Justin.  Ndiqni videon në minutën 4:02.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029308795928955