Sa për një rikujtim, para një muaji, Selena Gomez ishte pjesëmarrëse në parakalimin e tapetit të kuq në Festivalin e 72 të Filmit në Kanë, Francë, e cila u shfaq mjaft joshëse.
Por, këngëtarja dhe aktori i njohur 68-vjeçar Bill Murray bënë bujë në këtë festival ku ky i fundit i pëshpëriti diçka në veshin e Gomez.
Pas kësaj ngjarjeje aktori 68-vjeçar ka deklaruar:
“Mësova se e pëlqeja, mësova se çfarëdo paragjykimi që kisha për dikë me 55 milionë apo miliard ndjekës, ndoshta do ishte shumë më ndryshe, ajo doli shumë më ndryshe nga sa mendoja. U kënaqa shumë me të. Më pëlqen shumë."- u shpreh ai, teksa më pas shtoi: "Nëse nëna ime do ishte gjallë, do ia kisha dërguar në shtëpi”- është shprehur aktori.
Por në shaka e sipër ai shtoi edhe një fjali tjetër:
“Nënë, dua që të takoj me Selenën."- u shpreh 68-vjeçari.
Pas kësaj deklarate, nuk ka nguruar as këngëtarja Selena Gomez për të bërë një deklaratë për këtë ngjarje të bujshme.
Së fundmi, pikërisht për këtë rast, ajo ka qenë e ftuar tek Jimmy Fallon ku ka folur edhe për foton e famshme që bëri xhiron e rrjetit në tapetin e kuq të Kanës.
Teksa pa këtë foto, Selena pranoi se është pozë shume e çuditshme, por nuk kishte asgjë me rëndësi në atë që folën. “Ai po më thoshte gjëra qesharake. E dinit që është shumë i çuditshëm? Në një moment të thoshte një kompliment, ndërsa pas pak pyeste me gjithë seriozitetin: “Nga ishe ti?”-u shpreh ajo.
Selena tregoi ndër të tjera se eksperienca me ikonën e kinematografisë e ka bërë të ndihet e nderuar dhe ky film është një sukses dhe një punë shumë e rëndësishme për të.