INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez iu drejtohet fansave: Mos besoni askënd! [VIDEO]

Selena Gomez iu drejtohet fansave: Mos besoni askënd! [VIDEO]

Publikuar më: 15:59 01-10-2016

Këngëtarja e cila është e para që ka arritur të ketë 100 milionë followers në Instagram, po kalon një periudhë të vështirë përsa i përket gendjes së saj shëndetësore.

 Kjo ishte edhe arsyeja që Selena Gomez u detyrua t’i njoftonte fansat se do ta anullonte pjesën e mbetur të turit të saj të koncerteve.

Por Selena sërish mendon për ata që e duan dhe e mbështesin pasi iu ka “dhuruar” këngën e saj më të re të publikuar dje. “Trust nobody” mban titullin kënga e kompozuar nga Cashmere Cat dhe e interpreton bashkë me reperin Tory Lanez. Kënga flet për besimin , një nga gjërat më të rëndësishme në marrëdhënien mes njerëzve.

Këngëtarja nuk është futur në rrjetet sociale për rreth gjashtë javë pasi po ia kushton këtë kohë vetes së saj dhe një pushimi absolut. Selena po kurohet  për gjendjen e saj depresive dhe të ankthit, që u shkaktuan si efektete anësore të sëmundjes së saj kronike lupus.

Article Logic
Execution time: 0.0038740634918213