Lidhja e Selena Gomez dhe The Weeknd mund t'iu duket si "shoë", por kjo nuk është e vërtetë. Të paktën kështu ka mësuar HollywoodLife.com ekskluzivisht, ku një burim i afërt me këngëtaren 24 vjeçare është shprehur, se ajo është e dashuruar me Abel Tesfaye. Duket se lidhja e tyre do të zgjasë, dhe i ka ndërtuar mirë themelet e saj. Që nga koha kur ata janë shoqëruar bashkë, kanë kaluar momente të veçanta, dhe gjërat duken shumë serioze mes tyre. "Selena po kalon momentet më të bukra të mundshme me The Weeknd", është shprehur i njejti burim.
"Jo vetëm fakti që The Weeknd di si ta trajtojë atë, por sa herë që ata dalin bashkë, këngëtarja ndihet shumë mirë. Asaj i pëlqen mënyra si e trajton ai, daljet e tyre janë shumë gazmore".
Dhe më e rëndësishmja është se Selena ka rënë kokë e këmbë në dashuri me këngëtarin 26 vjeçar.