INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez kundër Gigi dhe Bella Hadid, anën e kujt mban Taylor Swift? [FOTO]

Selena Gomez kundër Gigi dhe Bella Hadid, anën e kujt mban Taylor Swift? [FOTO]

Publikuar më: 10:26 13-01-2017

Lidhja e re e Selena Gomez me The Weeknd duket e destinuar të trazojë ujërat në një nga grupet më të fuqishme të mikeshave në botën e spektaklit.

Kur lëvizjen e bën Taylor Sëift, që është vetë liderja e grupit të saj, atëherë duhet llogaritur mirë se çfarë po ndodh. Bukuroshja 26 vjeçare i rikujtoi edhe një herë të gjithëve afrimitetin e saj me shoqen e ngushtë Gigi Hadid. Si mund ta bënte këtë më mirë se sa nëpërmjet një urimi të mirë-realizuar për të dashurin e kësaj të fundit, Zayn Malik? Ajo publikoi një foto me Zayn, ku përveçse uroi ditëlindjen e artistit britanik, gjithashtu nënkuptoi se shumë shpejt dyshja mund të publikoi një klip muzikor. Në këtë mënyrë Taylor forcoi në sy të të gjithëve marrëdhënien e saj me Gigi Hadid.

Ky veprim do të ishte fare i zakonshëm në çdo kohë, por jo ketë herë. Motra e Gigi, Bella sapo ka hapur konflikt me Selena Gomez duke i bërë unfolloë në Instagram një ditë pasi ajo u pa duke u puthur me ish të dashurin e Bella, këngëtarin The Weeknd. Kaq ka mjaftuar për të përçarë “tufën”, dhe gjithçka që fansat po prisnin ishte lëvizja e Taylor, se kë do të mbështeste ajo. Të ishte urimi për Zayn pikërisht kjo lëvizje? Të kujtojmë se miqësia me Selena-n është një nga më të fortat në botën e spektaklit, por tashmë është vështirë të llogarisësh si mund të shkojnë gjërat...  

taylorswi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038511753082275