Kjo do të ua ngrohë zemrat!
Pas një periudhe të gjatë rehabilitimi, mesa duket këngëtarja e ka marrë veten. Rikthimin me mesazhin emocionues në Instagram, e ka përforcuar edhe një ndër njerëzit më të dashur të saj. E ëma e Selena Gomez, Mandy, postoi disa foto të shkrepura në “Ditën e Falenderimeve” dhe Selena duket shumë e lumtur dhe e relaksuar njëkohësisht teksa pozon me familjen.
Bukuroshja 24 vjeçare, fluturoi për në Texas për të kaluar disa momente të bukura për këtë festë me familjen dhe miqtë e saj. E veshur në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, Selena ka lumturuar fansat me fytyrën e saj ëngjëllore. Komentet për Sel vërshuan lum, ku fansat shprehen të lumtur për rikthimin e saj dhe rehabilitimin nga sëmundja që e mundonte.