Selena tashmë është rikthyer dhe mesa duket i ka vendosur qëllim vetes të jetë përsëri në qendër të vëmendjes dhe po ia del. Këngëtarja e talentuar i ka dhuruar mediave dhe fansave të saj material interesant për t’u komentuar. Bëhet fjalë për veshjen me të cilën Selena ka zgjedhur të dalë për darkë dhe pak shopping në Santa Monica. Do çuditeshit nëse do thonim pizhama, do çuditeshit edhe më shumë nëse iu themi se kushtojnë as më shumë dhe as më pak se 420$. Për sa i përket detajeve të bukurisë, Selena dukej shumë bukur me flokët e lëshuara dhe buzët e kuqe. Nuk është hera e parë që këngëtarja 24 vjeçare shfaqet me veshje të tilla në publik, megjithatë gjithmonë ka shndritur!