Pas një takimi në shtëpinë e Selenës, disa daljeve për kafe dhe xhirove me biçikletë, u rriten shanset që Justin Bieber dhe Selena Gomez të bashkohen sërish dhe fansat nuk mund të mos ishin më të lumtur se kaq. Por ata u zhgënjyen pak kur nuk i panë të parakalojnë së bashku në tapetin e kuq të AMAs në fundjavë. Por Selena befasoi të gjithë me look-un e saj të ri, flokë të shkurtra dhe bjonda. Ajo gjithashtu performoi “Ëolves” në skenën magjike dhe Justin vendosi ta mbështeste në një mënyrë tjetër, duke pëlqyer foton e postuar në Instagram. Por Justin edhe e pëlqen këtë ndryshim të këngëtares edhe nuk e pëlqen. E themi kështu pasi Selena ka postuar një foto me look-un e ri, dhe Bieber i ka bërë fillimisht like fotos. Më pas ai i ka bërë unlike.